DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. V., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, motomjeti që drejtonte është përplasur me një automjet, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit të kryer, rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 49 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke transportuar me automjet, 120 litra lëndë djegëse naftë, e ndarë në bidona plastikë, që dyshohet se është kontrabanduar. Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
K. M., 27 vjeç dhe K. B., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Lin, Pogradec, pasi në fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë goditur me grushte një 54-vjeçar, për motive të dobëta;
F. Ç., 25 vjeç dhe L. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi në fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë goditur me grushte një 22-vjeçar, për motive të dobëta.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, për 2 shtetas të mitur 15 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë një konflikti mes tyre dyshohet se njëri ka goditur tjetrin me grushte, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.