DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për vendosjen e një mase administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 41-vjeçare dhe i ka thyer asaj, celularin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. X., 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një firme për nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e qymyrit bituminoz, pasi u kap në afërsi të fshatit Qinam, duke marrë inerte me mjet të rëndë ekskavator, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.