DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
✅Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për dhunë në familje, për t’u implikuar në vjedhje, arrestohet 45-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se më datë 22.01.2024, ka vjedhur në qendrën shëndetësore të fshatit Barmash, 2 pajisje. Gjithashtu, më datë 27.01.2024, ka tentuar të vjedhë në një banesë të pabanuar.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet e vjedhura në qendrën shëndetësore.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 57 vjeç, banues në Leskovik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Moravë”, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.