DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. C., 55 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 36-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi më datë 11.02.2024, në fshat, dyshohet se ka vjedhur mjete pune dhe orendi të ndryshme, në banesën e një 73-vjeçari.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. P., 54 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi me vetëgjyqësi, ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetërore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.