DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 67 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 35-vjeçare dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi në stadiumin “Skënderbeu”, Korçë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Skënderbeu”-“Partizani”, ka hyrë në fushën e futbollit, pa autorizimin përkatës.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas, në lagjen nr. 14, në një minimarket, ka blerë 1 produkt, me një kartëmonedhë të prerjes 5 000 lekë, të dyshuar si të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.