DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 50 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, të dy banues në Pogradec, pasi në rrugën “Rinia”, Pogradec, shtetasi E. B., duke drejtuar një motomjet, ka përplasur automjetin tip “BMW” me drejtues 17-vjeçarin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit të kryer rezultoi se të dy drejtuesit i drejtonin mjetet, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. V., 20 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në qytet Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit, për të paraqitur dokumentacionin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 20.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja I. P., 61 vjeçe, banuese në Korçë, e cila kallëzoi se më datë 18.12.2023, është larguar nga banesa babai i saj shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Po punohet për gjetjen e tij.