DVP Korçë – Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 9 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve së pronës, bënë ndalimin për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë, të shtetasit në kërkim R. Sh., 18 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 14.10.2021, në lagjet nr. 15 dhe 18, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur 120.000 mijë lekë dhe 560 euro, në banesën e shtetasit S. N. dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit G. T.

Po nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Melçan, Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, ky shtetas ka vjedhur 3 varëse floriri në dyqanin e argjendarisë të shtetases E. G., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
———–
Në vijim të veprimeve proceduriale të kryera, në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 02.12.2021, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, ju informojmë se nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” i shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi ky shtetas i cili drejtonte mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip autobus me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, ku për pasojë janë dëmtuar shtetasit M. D., 58 vjeç dhe S. A., 28 vjeç, banues në Podgorie, pasagjerë në mjetin tip autobus, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetases V. M., 70 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj shtetasi B. M., se kjo shtetase e cila vuan nga sëmundja e sklerozës, është larguar nga banesa dhe nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.