DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Dh. M., 71 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje (me të cilën është në proces divorci). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 71-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe dy granata dore.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
M. T., 32 vjeçe, banuese në Korçë, pasi me vetëgjyqësi, dyshohet se nuk i dorëzon një automjet, kompanisë në të cilën 32-vjeçarja punon si menaxhere, me pretendimin se ky subjekt ka për t’i shlyer asaj detyrime financiare;
A. J., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e një shtetasi tjetër, 32-vjeçarit iu gjet në celularin e tij, një faqe që shërbente për vendosjen e basteve sportive;
D. ZH., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, i cili nga verifikimet rezultoi i palicencuar, u kap duke vënë baste sportive, me anë të celularit të tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. L., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Trebinjë, dyshohet se ka dëmtuar dyert dhe ka tentuar të vjedhë në banesën e xhaxhait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.