DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
M. M., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, ka përplasur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Sh. P. Për pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e automjetit tip “Benz”, shtetasja E. P., e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 37-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
– G. S., 25 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Librazhd, pasi në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Daimler Chrysler”, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 52 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 m sterë dru zjarri, të cilat dyshohet se 52-vjeçari i ka prerë në mënyrë të paligjshme, në periudha të ndryshme kohore.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.