DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 6, Korçë, në automjetin tip “Benz” të këtij shtetasi, gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e O. Sh., u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. Ll., 28 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën e sekuestruan një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap në aksin rrugor Lozhan-Maliq, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit për në Komisariat.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. I., 63 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur me fjalë një shtetase dhe me vetëgjyqësi i ka dëmtuar disa blloqe betoni, në oborrin e banesës së saj.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.