DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 25 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në rrugën dytësore “Cangonj-Zëmblak”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt të ndodhur në Pogradec midis dy vëllezërve, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 23 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 24-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.