Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, të shtetasve G. Th., 45 vjeç, banues në Durrës dhe O. I., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 5, Korçë, me disa objekte të cilat i kishin vjedhur në banesën e shtetasit J. K.
——–
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë filluan procedimin penal për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë, në rrugën Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Plasë, me një mjet tip kamion, me të cilin po transpotonte 102 krerë bagëti të imëta, pa dokumentacionin përkatës, të pamatrikulluara dhe të dyshuara kontrabandë.
———
Më datë 04.04.2022, në lagjen nr. 18, Korçë, në banesën e shtetasit D. B., 46 vjeç, janë vjedhur disa bizhuteri.
Gjithashtu, gjatë natës, në fshatin Podgorie, Maliq, është vjedhur një sasi lekësh në dyqanin e shtetasit V. Gj., 65 vjeç.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.