DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Ramadan Çaushi, 43 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Në dhjetor të vitit 2021, në unazën e qytetit të Ersekës, 43-vjeçari dhe një shtetas tjetër, kanë goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Komisariatit të Policisë Kolonjë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 55 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., 32 vjeç, banues në fshatin Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. S., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dje, në stadiumin “Skënderbeu”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Skënderbeu”-“Tirana”, ka tentuar të hedhë një flakadan, i cili është sekuestruar nga shërbimet e Policisë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet se i ka dëmtuar portën e banesës, një 75-vjeçareje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 44 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.