DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. P., 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi në lagjen nr.1, Korçë, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 35-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

S. G., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 5, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 18 vjeç dhe K. A., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, kanë goditur me grushte një 25-vjeçar, për motive të dobëta.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi ka goditur me dorë një 16-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.