DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen K. J., 25 vjeçe, banuese në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, pa leje drejtimi;

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin B. J., 63 vjeç, banues në Pogradec, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 18 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Petrushë, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J. është përplasur me një motomjet pa targa, me drejtues shtetasin F. M. Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi F. M. e drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 17-vjeçar, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, të cilët aktualisht ndodhen në spital.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientin e një lokali, në lagjen nr. 6, për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij (me të cilën është në proces divorci). Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi së bashku me 33-vjeçarin E. P., në ambientet e jashtme të lokalit, kanë kanosur dhe janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë, njërit prej të cilëve, shtetasi M. S. i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë në krah.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.