DVP Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 65 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi në fshat, gjatë një konflikti për motive pronësie, dyshohet se ka goditur me send të fortë në trup, shtetasin N. S., dhe ka zaptuar një sipërfaqe toke për të cilën është në proces gjyqësor, me këtë shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 01.04.2024, në fshatin Leminot, Maliq, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar dhe për pasojë është djegur pjesërisht një sipërfaqe rreth 5 hektarë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike e shkaktuar në linjën elektrike të tensionit të lartë, që furnizon fshatrat e zonës.