-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. T., 21 vjeç dhe E. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në një lokal, në lagjen nr. 3, Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kanosur me fjalë dhe kanë goditur me grushte, një 36-vjeçar, për motive të dobëta.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, pasi dyshohet se ka fyer nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një 31-vjeçare.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 64 vjeç, banues në fshatin Podgorie, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 33-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.