DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 29 vjeç dhe M. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., banues në Kamëz, Tiranë, pasi në fshatin Sheqeras, Maliq, dyshohet se ka goditur me grusht një punonjës të ujësjellësit të bashkisë Maliq, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 07.02.2024, në Komisariatin e Policisë Devoll, është paraqitur shtetasja M. M., 36 vjeçe, banuese në fshatin Kapshticë, Devoll, e cila kallëzoi se më datë 06.02.2024, është larguar nga banesa xhaxhai i saj, shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç. Familjarët e tij kanë deklaruar se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se është larguar nga banesa, edhe më parë, disa herë. Po punohet për gjetjen e tij.