DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “Midhi Kostani”, Korçë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. B., 49 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, Pogradec, pasi në fshat, 49-vjeçari dyshohet se me vetëgjyqësi ka pushtuar një pronë shtetërore me pretendimin se është prona e tij, ndërsa 34-vjeçari ka dëmtuar disa pemë frutore në këtë tokë.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe po vijojnë punën për kapjen e shtetasit E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se dëmtuar lehtë me mjet prerës një 22-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.