DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 26 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Luadhet e Gjançit”, Korçë, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe me bimësi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 47 vjeç, banues në Bilisht, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, duke drejtuar automjetin tip “Suzuki”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij. Më pas gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë dhe në skaner, nuk janë gjetur sende të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Devoll/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Vranisht, Devoll, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen R. B., 28 vjeçe, banuese në Vranisht, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Th. K., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.