DVP Korçë, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 21 vjeç dhe P. H., 22 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi më datë 30.01.2024, në fshatin Sovjan, dyshohet se kanë goditur me grushte një 44-vjeçar dhe djalin e tij 17-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 30.01.2024, në fshatin Mollas, Kolonjë, për motive pronësie dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, një 54-vjeçar.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.