DVP Korçë – Policia Rrugore, kontrolle të vazhdueshme për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Kontrollet janë kryer me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër, të cilët kanë konsumuar veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ku njëri prej drejtuesve nuk i është bindur urdhrit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për kryerjen e testalkoolit.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 516 drejtues mjetesh📝

5 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

7 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 195 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 133 për parakalim të gabuar.

Janë pezulluar 9 leje drejtimi, nga të cilat 4 për pije alkoolike dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 176 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

Gjithashtu në kuadër të planit të masave “Për respektimin e legjislacionit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor të udhëtarëve”, janë ushtruar kontrolle dhe janë marrë masa për 34 mjete, të cilat janë konstatuar në qendrim apo pushim, në zonat e rezervuara për mjetet e shërbimit taksi. Si edhe janë ndëshkuar 5 drejtues të tjerë mjetesh që u kapën duke transportuar udhëtarë, pa qenë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për transportin publik, të cilëve ju është pezulluar edhe leja e qarkullimit.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

#Për_më_shumë_siguri_rrugore