DVP Korçë/Njoftim

Penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën, procedohen penalisht 10 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç.
Këta shtetas ditën e djeshme, janë organizuar dhe kanë zhvilluar një protestë në hyrje të qytetit të Korçës, e cila më pas ka kaluar edhe në zona të tjera të qytetit, ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë thirrjes së policisë për zhbllokimin e rrugës, këta shtetas kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.