DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin D. P., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komiasriati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit H. Ç., 70 vjeç, dhe E. T., 37 vjeç, banues në Maliq, pasi u kapën në fshatin Libonik, duke transportuar me automjet, 5 metër sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.