DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policsë Pogradec ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. M., 32 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Korçës, me 8 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

F. S., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur protofolin, një 24-vjeçari;

V. R., 56 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka fyer një mjeke, në ambientet e spitalit të Korçës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. O., 37 vjeç, banues në Blacë, Pogradec, pasi ka vjedhur 2 televizorë dhe 1 frigorifer në një banesë që e kishte marë me qira, në lagjen nr. 1 Pogradec. Po punohet për kapjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Kolonjë është paraqitur shtetasi S. B., 53 vjeç, banues në Leskovik, i cili ka kallëzuar se kanë vjedhur një shumë parash në vendin e shenjtë të quajtur “Konisma e Shën Nikollit”, për të cilin kujdeset ai. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.