DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të veprimeve hetimore për rastin e kontrabandimit të produkteve ushqimore nga Greqia, për të cilin u dha njoftim ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin R. J., 35 vjeç, me detyrë doganier fizik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet nuk ka kryer procedurat e zhdoganimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular, në ambientet e një dyqani në lagjen nr. 6, Korçë. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. L., 22 vjeç, banues në Bilisht, pasi ka vjedhur telefonin e një 59- vjeçareje, në ambientet e qendrës shëndetësore Devoll. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. S., 35 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, pasi u kap në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, duke transportuar me mjet bujqësor, 3 metra sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. N., 66 vjeç, dhe S. N., 59 vjeç, banues në Pustec, pasi u kapën në fshatin Pustec, duke transportuar me furgon, 3 metra sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Korçë/Më datë 10.02.2025, në fshatin Qatrom, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të shtetasit M. D., 35 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.