DVP Korçë
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
M. Z. 70 vjeç, dhe S. H., 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje;
R. M., 26 vjeç, dhe J. L., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një tapet bari artificial, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. H., 40 vjeç, dhe J. G., 52 vjeç, banues në Pogradec dhe Korçë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.