DVP Korçë
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, ndaluan në hyrje të RSh-së, në PKK Qafë Thanë, shtetasin Sh. K., 59 vjeç, banues në Librazhd, pasi Gjykata e Elbasanit, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin L. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik iu konstatua një sasi lënde narkotike kokainë.
Lënda narkotike, një sasi lekësh, 2 aparate celular dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin F. B., 43 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në përdorim të tij, në lagjen nr. 15, është gjetur një mjet prerës (thikë), dhe një telefon, që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive.
Gjithashtu, nga ky Komisariat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal, për shtetasin F. M. 25 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Pogradec, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
N. T., 45 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
E. M., 38 vjeç, banues më Pogradec, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e një lokali në pronësi të një 53 vjeçari, për motive të dobëta.
Gjithashtu, në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një ngjarje në lagjen nr. 1 në Pogradec, ju informojmë se Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, dhe shpalli në kërkim shtetasi S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale ” Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. G., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.