DVP Korçë
Komisariati i Policisë Korçë ndaloi shtetasin E. L., 31 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. M., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 51 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin P. K., 70 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se iu ka marë me dhunë një shumë parash, 2 shtetasve.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. T., 56 vjeç, banues në Austri, pasi ka kanosur me fjalë një 65-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referiuan materialet në Prokurori, për shtetasit A. A., 35 vjeç, M. T., 32 vjeç dhe D. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.