DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi A. C., informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. L., 29 vjeç, banues në Maliq (aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën).

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, pasi një 15-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente, në banesë. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Th. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Drobaj, Devoll, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.