DVP Korçë
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin A. T., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin R. Sh., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Z. C., 38 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 28-vjeçare.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për një 17-vjeçar, pasi është konfliktuar me dy bashkëmoshatarë, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 35 vjeç, banues në fshatin Bejkovë, Ersekë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 45-vjeçar, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. Q., 47 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka shqetësuar një 17-vjeçare, nëpërmjet telefonit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.