DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit A. I., 56 vjeç, banues në Greqi dhe J. O., 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin M. I., 23 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Xh. H., 60 vjeç, dhe E. B., 41 vjeç, banues në Kolonjë, pasi kanë kanosur me fjalë një 67-vjeçar, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14 vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. L., 20 vjeç, K. L., 30 vjeç, dhe G. K., 28 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

I. G., 39 vjeç banues në Korçë dhe Xh. P., 25 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”;

E. P., 58 vjeç dhe L. E., 50 vjeç, banues në Mëmëlisht, Pogradec, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.