DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. Th., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin S. L., 35 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi ka tentuar të vjedhë një biçikletë në banesën e një 65-vjeçari.

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. Xh. dhe A. Xh., banues në Ersekë (bashkëshortë), pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Të dy u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr.15 Korçë, u kap në flagrancë me celular që dyshohet se e përdorte për të vëne baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.