DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “Teli Samsuri”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një 57-vjeçareje.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasi K. D., 31 vjeç, banues në Pogradec, në datën 05.12.2024, rreth orës 15:00, ka tentuar të hidhet nga ballkoni i katit të shtatë të pallatit ku banonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.