DVP Korcë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korcë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin L. B., 59 vjeç, banues në Pogradec, dhe referoi materialet në Prokurori, për shtetasin H. Sh., 76 vjeç, pasi më datë 04.12.2024, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin L. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Sh. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi H. Sh., i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. H., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur shtetasin N. Gj., 69 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Xh. M., 23 vjeç dhe Ll. M., 21 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, pasi kanë kanosur me fjalë një 34-vjeçare, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 25 vjeç, banues në fshatin Vërçun, Pogradec, pasi u kap në fshatin Shqitas, duke transportuar me automjet, 5 metër sterë lëndë drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.