DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve ka vënë në pranga shtetasin I. C., 32 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë ndaluan në hyrje të RSh-së, shtetasin bullgar I. A., 58 vjeç, banues në Bullgari, pasi Interpol Athina e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Krime kundër fëmijëve”.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. M., 57 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap duke transportuar një sasi lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Më datë 20.11.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasi G. F., se i kanë vjedhur një shumë parash në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.