DVP Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të posedimit të dozave të lëndës narkotike kanabis, për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. L., 30 vjeç, I. D., 42 vjeç dhe V. P., 24 vjeç, të tre banues në Përmet, pasi gjatë kontrolleve fizike, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të dyshuara të lëndës narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin B. Q., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja L. G., 31 vjeçe, se për motive të dobëta, është kanosur nga shtetasi B. Q., dhe se shtetasi K. Q. ka tentuar të djegë 2 automjete në pronësi të saj. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.