DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. P., 57 vjeç, banues fshatin Peshkëpi e Sipërme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtje.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 62 vjeç, banues në fshatin Dervician, pasi dyshohet se për shkak të konfliktit për motive pronësie, ka dëmtuar murin rrethues të banesës së një shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.