DVP Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSH-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 44 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në fshatin Kosinë, Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 37-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.