DVP Gjirokastër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 43”

DVP Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 43”.

Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 43”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. R., 20 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit F. R. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.