DVP Gjirokastër/Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë arrestuan shtetasin M. Ç., 38 vjeç, banues në Libohovë, pasi shërbimet e Policisë e kanë kapur jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për një tentativë për vjedhje, të kryer më datë 21.09.2023, në fshatin Jorgucat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. G., 59 vjeç dhe M. G., 44 vjeçe, bashkëshortë, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me duar, 2 shtetas të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. J., 45 vjeç, banues në fshatin Stërmbec, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.