Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.Arrestohet në flagrancë një tjetër për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje dhe atyre që kryejnë trafiqe të paligjshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vijuar me kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier.
Në vijim të kontrolleve, nga specialistët e Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Y. D., 54 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i 54-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plug, konstatuan të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e kryera rezulton se autor i kultivimit të këtyre bimëve është shtetasi J. H., 26 vjeç, banues në Plug, Lushnje( i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”).
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë si edhe fara bime narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, si edhe proceduan penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasin e mitur A. D., pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
—————————————————
Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasit:
K. J., 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi M. P., 55 vjeç, banues në Lushnje, se për motive të dobëta e ka kërcënuar nëpërmjetë telefonit.
E. B., 58 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në datën 24.09.2020, rreth orës 17:00, në fshatin Belishovë, Mallakastër, në një nga puset e naftës ka pasur një fontanë (shpërthim), e cila ka ardhur si pasojë e punimeve që kryheshin në këtë pus.