DVP Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Y. R., 43 vjeç, banues në fshatin Kashisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. Q., banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë sportive;
E. Sh., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli i shërbimeve të Policisë, në një magazinë në pronësi të tij, u konstatua se po kryente punime ndërtimi, pa leje, dhe se kishte krijuar lidhje të paligjshme për furnizim me ujë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. M., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në një lokal, i ka vjedhur një shtetaseje, çantën në të cilën ajo mbante vlera monetare, dokumente dhe sende personale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.