DVP Fier/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkjetueses së tij, shtetasja E. H.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• M. L., 66 vjeç, banues ne Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një çati në banesën e tij pa lejen përkatëse të ndërtimit.
• A. K., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka bllokuar rrugën para banesës së shtetasit N. L., duke hedhur mbeturina dhe inerte.
—
Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.