DVP Fier – Vihen në prangat e Policisë, 6 shtetas, një prej të cilëve i shpallur në kërkim

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Z., 65 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në datë 05.02.2022, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 46 fishekë pistolete dhe 31 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin A. D., 52 vjeç, banues në Fier, pasi në banesë ka kanosur me mjet prerës(thikë), nënën e tij.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 49 vjeç, banues në Kashisht, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij.

Divjakë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan shtetasin R. B., 69 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim të paligjshëm.

Specialistët e Sekorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 35 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

L. P., 53 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.