DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
K. R., 25 vjeç, banues në Mallakastër, pasi me automjetin tip “Audi”, që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. F., 65 vjeç, të cilët morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Vjosë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.