DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, ku automjeti me drejtues shtetasin A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. K., 83 vjeç, ju informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë 48-vjeçarin. Ndërkaq, 83-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Po këta specialistë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 30 vjeç, banues në fshatin Havales, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për shtetasit D. G., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe E. T., 41 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë për shtetasit K. K., 23 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një shtetas 38 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.