Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:
-A. P., 43 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me një automjet tip “Benz”, me drejtuese shtetasen A. V., duke shkaktuar dëme materiale;
-E. B., 24 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur;
-D. Sh., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. G., 36 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin me targën e një automjeti tjetër.
Komisariati i Policisë Fier referoi matrialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur, 17 dhe 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një lokal.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. M., 42 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 50-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.