DVP Fier, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Fier

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

-K. K., 19 vjeç, banues në Patos, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera, me pasojë vetëm dëme materiale;

-N. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Grabjan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 52 vjeç, banues në Fier, me detyrë avokat, pasi më datë 25.04.2024, është shfaqur në një video të transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, duke i kërkuar favore seksuale një shtetaseje.

Stacioni i Policisë Roskovec referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 61 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Shtetasi N. D. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.