DVP Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Fier

•Komisariati i Policisë Fier

-arrestoi në flagrancë shtetasin D. P., 30 vjeç, banues në fshatin Shtyllas, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ka kanosur 2 shtetas;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. O., 59 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e tij.

•Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. B., banues në fshatin Ardenicë, Lushnjë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e tij;

-P. H., 58 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës të bashkisë;

-E. Ç., 38 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka marrë vajzën e tij të mitur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

•Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 45 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

•Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 28 vjeçe, banuese në fshatin Sheqishte, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje, në banesën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.